Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2017

Prezantimi i librit FINANCAT E SHQIPNISE

 

      

 

FINANCAT E SHQIPNISE rivjen për lexuesit rreth 70 vite pas botimit të parë.
Në fjalën prezantuese për librin Financat e Shqipnis nga Haxhi Shkoza, ribotim akademik Anastas Angjeli u shpreh se: Zakonisht, në parathëniet e një libri thuhet: dy fjalë për…! Por ky nuk është një libër i zakonshëm. Nuk më mjaftojnë vetëm dy fjalë për të. Edhe pse është një libër që specialistët e ekonomisë dhe dashnorët e historisë do ta lexojnë me një frymë. Së paku kështu ka ndodhur me mua, kështu më kanë dëshmuar se u ka ndodhur dhe shumë kolegëve të mi… për gati 80 vjet me rradhë. Ku më shumë, ku më pak. Sepse bëhet fjalë për një autor të veçantë dhe një libër të veçantë. Një nga ata libra që rrallë vijnë në rafte bibliotekash.
Për herë të parë emrin e autorit Haxhi Shkoza, Inspektor i Përgjithshëm i Oborrit Mbretëror Shqiptar, e lexova të pëmendej në punimet e profesorëve të mi të nderuar të ekonomisë Sabah Hilmia dhe Aristotel Pano, në vitet 1976 dhe 1982. Atëherë Shqipëria përjetonte një nga kulmet e absurdit të sistemit të shkuar, e megjithatë, profesorët Hilmia dhe Pano nuk e fshihnin një lloj admirimi dhe respekti për kolegun e tyre të hershëm. Shumë vite më pas, harresa për një figurë të tillë të shquar, por pak të njohur, do të “grisej” nga Vladimir Misja, në punimin e tij për portrete të ekonomistëve shqiptarë në vite. Gjithësesi, shumë, vertët shumë pak për çfarë meritonte të merrte në këmbim çfarë i kishte dhënë vendit Haxhi Shkoza.
Kryetari i akademisë së shkencave akademik Muzafer Korkuti nënvizoi se: u bashkuam bashkë për të sjellë kontribute për ta parë në një këndvështrim tjetër kohën për të cilën bën fjalë libri.
Dekani i fakultetit Ekonomik, Prof. Dr Dhori Kule, vlerësoi risjelljen e këtij libri si një vlere e shtuar në duart të pedagogëve të fushave ekonomike dhe jo vetëm për të bërë një analizë më të plotë të periudhave për studiuesit.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim