
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2017
Kinemaja Politike në 10 javë!
Kinemaja Politike në 10 javë! Dhjetë filma të përzgjedhur nga forumi i pedagogëve të Departamentit të Shkencave politike. Për të 5-tin vit rradhazi, kjo veprimtari ekstrakurikulare zhvillohet në Universitetin Mesdhetar, inciativë e kthyer në traditë në UMSH dhe që ndërmerret për herë të parë në një universitet shqiptar. Qëllimi i këtij cikli seminaresh është fokusimi në lidhjen që ekziston ndërmjet politikës dhe kinematorafisë. Studentë dhe pedagogë do të analizojnëë konceptin e kinemasë politike, ndikimin e politikës në kinema dhe anasjelltas si dhe efektivitetin e përdorimit të kinemasë si mjet për të arritur qëllime politike. Do të analizohet lidhja ndërmjet kinemasë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhja shtet-kinema, përpjekja për të forcuar identitete të ndryshme nëpërmjet kinemasë, rolin e propagandës në ndërtimin e sistemeve autokratike si dhe ndikimin e krizave dhe konkurrencës ndërkombëtare në kinema.Sipas një programi të detajuar, çdo javë në orën 13.00 do të shfaqet një film i caktuar të cilit do t’i paraprijë një referim nga një pedagog. Studentët e interesuar duhet të regjistrohen dhe në fund do të pajisen me një çertifikatë.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim