Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2017

Leksione të hapura për studentët e fakultetit të drejtësisë nga Prof. Alessia Legnani Annichini dhe Dott. Damigela Hoxha

 

 

 

Universiteti Mesdhetar mirëpriti për tre ditë me rradhë, dy profesoresha të nderuara të Universitetit të Bolonjës, të cilat zhvilluan leksione të hapura për studentët e fakultetit të drejtësisë. Prof. Alessia Legnani Annichini zhvilloi lekisonin e hapur me temë " Europa e pluralizmit normativ: bashkëjetesa e burimeve normative“dhe leksionin me temë :“Nga dimensioni europian në atë nacional, sesioni i kodeve në Itali“. Dott. Damigela Hoxha zhvilloi leksionin e hapur me temë " Kodifikimi italian i shekullit të Njëzetë dhe ndikimi i tij në legjislacionin shqiptar.Damigela Hoxha është larguar nga Shqipëria në moshën 14 vjeçare dhe aktualisht jep mësim në Universitetin e Bolonjës. Universiteti Mesdhetar pritet të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Bolonjës, e cila do të ketë në fokus shkëmbimin e pedagogëve , studentëve dhe eksperiencave mes dy universiteteve.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim