
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2016
Tur studimor-Coca Cola
Vizita e studentëve në Coca Cola Bottling Shqipëria (CCBS) Në kuadër të planit mësimor lidhur me lëndën e Menaxhimit, studentët e Fakultetit Ekonomik në SHLP Mesdhetare, nën drejtimin e stafit pedagogjik te Departamentit te Menaxhimit, vizituan stabilimentin prodhues te kompanisë lider në tregun shqiptar të pijeve freskuese jo alkolike, Coca Cola Bottling Shqipëria. Ky aktivitet u zhvillua më datë 5/02/2016. Vizita kishte si qëllim të informonte studentët rreth sekretit të suksesit të kësaj marke në përgjithesi dhe njëkohësisht rreth metodave të prodhimit, shpërndarjes, organizimit të punës, strategjitë në vecanti. Pas arritjes tek kompania, një menaxhere dha një prezantim nëpërmjet PoëerPoint-it për studentët me synimin e kuptueshëm për të treguar vlerat e kësaj firme që operon në Shqipëri, si një nga degët e shumta të Coca Cola-s nëpër botë. Në fillim informacioni kishte të bënte me historikun e krijimit të kësaj pijeje, mënyrën, idenë, hapat e para në treg etj. Një histori e cila filloi në vitin 1886, kur kurioziteti I një farmacisti nga Atlanta arriti të eksperimentonte dhe të sillte në jetë këtë pije. Një nga pikat tërheqëse ishte evolucioni I shishes së Cola-s, design-I I vecantë si kishte ndryshuar ndër vite, por gjithashtu dhe sloganet e larmishme të cilat gjithnjë kanë udhëhequr markën drejt suksesit. Gjithashtu ishte pjesa më interaktive, ku studentë të ndryshëm u përgjigjën rreth pyetjeve që u ngritën nga menaxherja. Më pas vëmendja u drejtua më shumë tek dega e kompanisë që operon në Shqipëri e cila në vitin 2014 pati 20 vjetorin e veprimtarisë së saj në vendin tonë. CCBS ishte investimi i parë i huaj në Shqipërinë post-komuniste dhe u ndërtua në një kohë rekord prej 83 ditësh. Aksionerët e saj janë grupi ACIES nga Italia, kompania mëmë The Coca-Cola Company dhe qeveria shqiptare. Në vitin 1994, ajo numëronte 70 punonjës ndërsa sot, 22 vjet më pas, ka mbi 300 punonjës të drejtpërdrejtë dhe 1,500 jo të drejtpërdrejtë. Së fundmi studentët vëzhguan nga pjesa e sipërme procesin mbushjes së shisheve dhe ambalazhimit të tyre duke kuptuar rëndësinë dhe vlerën e cdo elementi në këtë “reaksion” zinxhir. Eksperienca e kësaj vizite mund të konsiderohet tepër domethënëse ,duke parë faktin se marka Coca-Cola përfaqëson një nga sipërmarrjet më të suksesshme të njerëzimit, pra fryma e punës dhe angazhimit të saj është përcuar dhe në kompaninë që vepron në Shqipëri. Një aktivitet i tillë jua bën studentëve më të prekshme dhe të kuptueshmë lëndën në fjalë, Menaxhimin, gjë që con në përthithjen e njohurive në mënyrë më eficente
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim