
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2016
Vizita e Ministrit i Drejtësisë z. Ylli Manjani
Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani ishte sot të Mesdhetari së bashku me Presidentin e Mesdhetarit, Prof. Dr. Anastas Angjeli.
Sot nga Dhoma Kombvtare e Ndërmjetësve në bashkëpunim me Mesdhetarin, hap trajnimin fillestar për tu licensuar dhe është në shërbim të Ministrisë së Drejtësisë dhe për JU. Mesdhetari ka si mission përgatitjen e specialistëve dhe liderve të spikatur për sektorin public, gjenerimin e ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje e sfidave aktuale dhe me prespektive në zhvillim të vendit dhe të Rajonit. Në vijim të këtij misioni, Filozofia e Universitetit tonë është ndërtimi I një komuniteti mësimi dhe krijimi dhe zhvillimi I gjithë pritshmërisë , nëpërmjet inspirimit , arritjes dhe ekselencës. Ne të ardhmen Universiteti Mesdhetar do hapë Klinikën Ligjore, ku pjesë e tyre do jenë dhe NDERMJETESIT , ku studentët tanë do të përfshihen në praktika të përbashkëta.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim