Home > Të reja > Njoftime

Universiteti Mesdhetar jep ndihmë financiare deri në 20 mijë lekë për 30 familje të prekura nga COVID.

Themeuesi Anastas Angjeli: Solidaritet për familjet në nevojë.Bashkë mund të përballojmë këtë situatë të vështirë.

Duke treguar solidaritet dhe mbi parimin e përgjegjësisë sociale e cila ka udhëhëqur që prej krijimit të tij Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, 30 familje të prekura nga Covid 19 do të përfitojnë ndihmë financiare. Me rekomandim të themeluesit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli,  Bordi i Administrimit të UMSH, vendosi sot akordimin e kësaj ndihme. “Të ofrohet ndihma financiare për banorët e Bashkisë Gramsh, të prekur nga virusi Covid – 19, prej datës 1 Tetor deri më 31 Dhjetor 2020, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, në kuotën 15 mijë – 20 mijë lekë”, thuhet në vendimin e Bordit të Administrimit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, themeluesi i UMSH, Anastas Angjeli u shpreh se në këtë periudhë të vështirë pandemie ccdo institucion dhe individ duhet të dëshmojë solidaritet për t’i ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë. “Ne duhet të tregojmë përballë kësaj situate se udhëhiqemi nga një frymë bashkëpunimi e cila jetën e njeriut e ka gjënë më të rëndësishme. Kjo ndihmë që u akordua sot, është një ndihmë jo e vogël për ato familje në nevojë. Ne të gjithë bashkë duhet të tregojmë se do të jemi mbështetje për njëri -tjetrin duke mos lënë askënd vetëm në këtë situatë të vështirë. Të bashkuar do të mund të kapërcejmë këtë sfidë”, u shpreh themeluesi i Universitetit Mesdhetar Anastas Angjeli. Administrata e UMSH,  Bashkia Gramsh dhe DSHPA Gramsh do kordinojnë veprimet për realizimin në praktikë  të kësaj nisme.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim