Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2020

Programe të përbashkëta doktorature me Universitetin Italian, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Tuscia ne Itali. Kjo marrëveshje u nënshkrua në takimit të punës që Rektori i UMSH Prof. Dr. Adrian Civici dhe Rektori i UNITUS Prof. Dr. Stefano Ubertini zhvilluan online për shkak të situatës shkaktuar nga Covid 19. Gjatë këtij takimi të dy Rektorët diskutuan dhe ranë dakord për zhvillimin e bashkëpunimit midis të dy universiteteve.
Më konkretisht bashkëpunimi, përveçse shkëmbimeve në kuadër të programit Erasmus +, u fokusua në krijimin e Diplomave të Dyfishta Master në fushat e ekonomisë, drejtësisë, dhe shkencave sociale. Gjithashtu, të dy Rektorët, ranë dakord për krijimin e një programi të përbashkët të studimeve të ciklit të 3-të të doktoraturës në fushën e shkencave ekonomike. Për këtë qëllim, në të dy universitetet janë ngritur grupet e punës për konkretizimin e këtyre pikave ku për palën shqiptare po drejtohen aktualisht nga Zv. Rektori Dr. Nikollaq Pano dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Elton Skendaj, ndërsa për palën Italiane nga këshilltari i Rektorit Prof. Simone Severini dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Carlo Contardo.Në anën tjetër, nga Universiteti i Tuscia u propozua që të dy universitetet të organizojnë konferenca të përbashkëta shkencore dhe shkolla verore me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafeve akademike nga të dy universitetet, të cilat do të financohen në pjesën më të madhe nga programi Erasmus +. Ky program do të mundësojë shkëmbimet ndërmjet pedagogëve, ku pedagogë nga Universiteti i Tuscia do të vijnë të japin leksione në Universitetin Mesdhetar dhe anasjelltas, ku pedagogë të UMSH do të japing leksione në Itali. Po kështu, me krijimin e kushteve në përfundim të pandemisë,strukturat e larta drejtuese dhe organizative do të realizojnë vizita pune.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim