
AKTIVITETE
Home > Aktivitete > Aktivitete 2020
Marrëveshja mes dy Universiteteve, themeluesi i Universitetit Mesdhetar pret ambasadorin e Ukraines
Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli, priti sot në në nje takim,ambasadorin e Republikës së Ukrainës Shkëlqesinë e Tij, Z. Volodymyr Shkurov. Gjatë takimit miqësor u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve në përgjithësi dhe veçanërisht për marrëdhëniet në fushën e edukimit,në arsimin e lartë dhe konkretisht për realizimin e marrëveshjes midis Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe National Aviation University, të Ukrainës. Dy Universitetet, do të bashkëpunojnë në disa fusha, ku në fokus do të jetë shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve, organizmimi dhe implementimimi i projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimi i informacioneve në fushën e kërkimit shkencor. Nga ana tjetër, do të bashkëpunohet për shkëmbimin e publikimeve të ndryshme si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si webinaret, seminaret e konferencat.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.
Disa numra
të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim