Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021

Projekti : Universiteti në shërbim të Shoqërisë në Shqipëri, zhvillohet aktiviteti me partnerët

Në data 23-24 Shkurt 2021, u mbajt me sukses takimi I parë I partnerëve të Projektit “ University to Society Innomediaries in Albania: Co-production of knowledge and research that matters”/U-SIA (Universiteti në shërbim të Shoqërisë në Shqipëri: Prodhimi i përbashkët i njohurive dhe kërkimeve që kanë rëndësi ”/ U-SIA) i financuar nga Komuniteti Europian nëpërmjet programit ERASMUS + Capacity Building of High Education Project” (Projekti për Ndërtimin e Kapaciteteve në Fushën e Arsimit të Lartë).

Universiteti Mesdhetar i Shqiperisë është drejtues  i projektit në bashkëpunim me 11 partnerë të tjerë, të cilët kanë role aktive në zbatimin e këtij projekti siç janë Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Gulielmo Marconi” në Romë, Universiteti ”Aleksander Moisiu” Durrës, Universiteti i Beogradit, Kolegji Profesional i Tiranës, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, Qendra e Studimeve Krahasuese dhe Ndërkombëtare, Qendra per Shkencë dhe Zhvillim Inovacioni, Agjensia Kombëtare për Shkencën, Kërkimin dhe Inovacionin, si dhe Agjensia Gjermane e Akreditimit te Universiteteve.

 

Projekti synon të nxisë bashkëpunimin dhe rolin efektiv dhe të qëndrueshëm të universitetit për shoqërinë në Shqipëri, me ndikim në zhvillimin dhe procesin e Integrimit Evropian të vendit.

 

Ky projekt synon të përmirësojë ndjeshëm perceptimin dhe cilësinë e kërkimit shkencor në nivel universitar, në të gjitha vendet ku partneret operojne, duke e bere kërkimin shkencor dhe kontributin e shkencëtarëve të rinj sa më të dobishëm për shoqërinë, industrinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo është një përparësi kombëtare për Shqipërinë dhe sidomos për  zhvillimin e sektorit të Arsimit të Lartë brenda shoqërisë në përgjithësi.

 

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim