
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Panairi “Work and Study”, Universiteti Mesdhetar këtë vit me programe të reja studimi
Panairi “Work & Study” këtë vit është konceptuar si një panair shëtitës në 4 qytete kryesore :Shkodër,Vlorë, Korçë dhe mbyllja në Tiranë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë paraqitet këtë vit me një ofertë të re, ku maturantët informohen mbi programet e reja që do të ofrohen për vitin e ri akademik. Dy mastera të rinj profesionalë do të ofrohen për studentët tanë. Këto mastera janë Master Profesional “Hartim dhe Menaxhim Projektesh”, Master Profesional “Auditim i Brendshëm dhe Kontroll Financiar”. Për herë të parë këtë vit Universiteti Mesdhetar hap programin Bachelor “Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun”. Universiteti Mesdhetar tashmë ofron gamën e plotë të programeve Bachelor dhe Master në 3 fakultetet e tij.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim