
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Post-Covid, dy ekspertët e ekonomisë analizë strategjive afatgjata dhe ndryshimeve në tregun e punës
Anastas Angjeli: Mendimi ekonomik orientim drejt modeleve të reja
Adrian Civici: Ndryshim strukturor i tregut të punës, ja profesionet e së ardhmes
Sfidat e reja, strategjitë afatgjata të zhvillimit ekonomiko -social, ndryshimet strukturore në tregun e punës si dhe lindja e profesioneve të reja në periudhën post-covid. Këto ishin pikat kyçe të dy ligjëratave të hapura që mbajtën sot dy ekspertët e njohur të ekonomisë, në ambientet e Akademisë së shkencave, Akademik, prof.dr. Anastas Angjeli dhe Akademik i asociuar, prof.dr.Adrian Civici. Themeluesi dhe rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, analizuan perspektivat e zhvillimit ekonomik si dhe ndryshimet e pritshme në tregun e punësv. “Pandemia e COVID, gjeti të papërgatittur gjithë botën, duke e përballur veç të tjerash edhe me mungesën e një vizioni strategjik afatgjatë përballë ndryshimit të shpejtë teknologjik dhe inovativ avancimet kibernetike dhe veçanërisht inteligjencën artificiale. Këto sfida kërkojnë një qasje të re të mendimit ekonomik i cili po orientohet domosdoshmërisht drejt ekonomisë së BigData, Inteligjencës artificiale dhe modeleve, ekonomike inovative, kriptomonedhat dhe rishikimi i teorisë monetariste modern”, u shpreh Akademik, Prof.Dr. Anastas Angjeli në ligjëratën “Sfidat e reja , ndryshimet e teorive ekonomike dhe strategjive të zhvillimit ekonomiko social në periudhen e pandemisë Covid 19 dhe perspektivat afatgjata të zhvillimit dhe mirëqeverisjes. Ai shtoi se fokusi te qëndrueshmëria mjedisore, shëndetësia, arsimi, ulja e pabarazisë dhe një qëndrueshmëri më e madhe, duhet të ndërtohen në strukturat e ekonomisë që nga fillimi duke qenë jetik hartimi i politikave të reja integrale. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici në ligjeratën e tij “Evolucioni dhe ndryshimet strukturore në tregun e punës dhe lindja e profesioneve të reja në periudhën post-Covid-19”, pasi bëri një analizë të detajuar të profesioneve që u goditën më shumë nga kriza, ato që i rezistuan asaj si dhe profesionet e së ardhmes theksoi se ekonomia, financat, bizneset, shërbimet, sektori publik, administrimi, duhet të adaptohen me këtë tendencë të cilësuar si “delinearizim” i zakoneve të jetës, konsumit, prodhimit e shpërndarjes, financave, transportit, komunikimit, modelit të biznesit etj., të “provokuar” nga situata e pandemisë së COVID-19, por edhe të servirur si rruga drejt së ardhmes. Tashmë pothuajse çdo “vendim” apo “veprim” do të bazohet në teknikat digjitale. “Nga ana tjeter tregu i punës ka evoluar dhe ndryshuar më shpejt dhe në drejtime më specifike në raport me shpejtësinë e reagimit të universiteteve dhe “produkteve” të tyre ndaj kërkesave të tregut të punës. janë universitetet ato që duhet të reagojnë me shpejtësi dhe inteligjencë për ti paraprirë kërkesave specifike “speciale” të tregjeve të punës”, u shpreh Civici. Ndaj sipas tij, është e domosdoshme përgjigjia me një ofertë universitare të modernizuar e specifike.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim