
Të Reja

A jeni të interesuar të kryeni një periudhë shkëmbimi në universitetet më prestigjoze të Europës? Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju ofron studentëve të tij këtë mundësi të shkëlqyer!
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë njofton të gjithë studentët se në kuadër të programit Erasmus+ të financuar nga Komisioni Europian, hapet thirrja për aplikime për shkëmbim studentor në Stefan cel Mare University of Suceava, Rumani!
https://usv.ro/en/homepage-2021/
Ftohen të gjithë studentët në programet Bachelor Viti II ose III dhe Master Viti I ose II, të aplikojnë për këtë shkëmbim studentor 5-mujor gjatë vitit akademik 2021-2022, semestri i dytë.
Periudha e mobilitetit: Semestri II (spring): Mars – Korrik 2022
Ftojmë të gjithë studentët të aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 21 nëntor 2021!
Të gjithë studentët që dëshirojnë të aplikojnë të dërgojnë një kërkesë, duke vendosur në subjekt (shkembim studentor Stefan cel Mare University of Suceava, Rumani!) me email në [email protected] ose të paraqiten çdo të martë në Zyrën Erasmus + (C8) nga ora 1200-1400!
https://usv.ro/en/homepage-2021/
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim