
Të Reja

A jeni të interesuar të kryeni një periudhë shkëmbimi në universitetet më prestigjoze të Europës? Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju ofron studentëve të tij këtë mundësi të shkëlqyer!
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë njofton të gjithë studentët se në kuadër të programit Erasmus+ të financuar nga Komisioni Europian, hapet thirrja për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin Panteion të Athinës, Greqi!
https://www.panteion.gr/en/education/erasmus/
Ftohen të gjithë studentët në programet Bachelor Viti II ose III dhe Master Viti I ose II, të aplikojnë për këtë shkëmbim studentor 5-mujor gjatë vitit akademik 2021-2022, semestri i dytë.
Periudha e mobilitetit: Semestri II (spring): Mars – Korrik 2022
Ftojmë të gjithë studentët të aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 18 nëntor 2021!
Të gjithë studentët që dëshirojnë të aplikojnë të dërgojnë një kërkesë, duke vendosur në subjekt (shkembim studentor Panteion) me email në [email protected] ose të paraqiten çdo të martë në Zyrën Erasmus + (C8) nga ora 1200-1400!
https://www.panteion.gr/en/education/erasmus/
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim