
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Përfaqësuesit e Ambasadës Greke, leksion të hapur në UMSH


Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë duke vazhduar traditën e leksioneve të hapura të zhvilluara nga personalitete të shquara të botës akademike, politikës dhe ekonomisë kishte të ftuar znj. Sophia Philipidou Ambasadore e Republikës së Greqisë në Shqipëri dhe z. Charalampos Papadopoulos Sekretari i parë i Ekonomisë dhe Tregëtisë i Ambasadës së Republikës së Greqisë në Shqipëri.
Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli në fjalën e tij përshëndetëse i uroi të ftuarve mirëseardhjen në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe vuri në dukje rëndësinë që organizime të tilla kanë për studentët dhe për Universitetet në tërësi.
Znj. Philippidou në fjalën e saj u fokusua në rolin që ambasadat luajnë në botën e globalizuar si dhe në ndryshimet qe roli i tyre ka pësuar dhjetëvjecarët e fundit si pasojë e zhvillimeve teknologjike si dhe dinamikave të sistemit ndërkombëtar dhe procesit politik në tërësi.
Z. Papadopulos u fokusua në rëndësinë e promovimit të sipërmarrjes të të rinjve dhe dha shembuj konkretë nga Greqia dhe nga rajoni.
Në vazhdim studentët dhe pedagogët u drejtuan pyetje të ftuarve.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim