Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Universiteti Mesdhetar memorandum bashkëpunimi me Bursën Shqiptare të Titujve
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.
Në këtë takim morën pjesë Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Prof.Dr. Adrian Civici, Administratori z.Ilir Hebovija, Drejtoresha e Programeve Master, Prof . Asoc Dr. Orkida Ilollari.
Nga Bursa ALSE morën pjesë Drejtori Ekzekutiv z. Artan Gjergji dhe përfaqësues të stafit teknik.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të zhvillojë më tej mundësitë e specializimeve, konsulencës, praktikave dhe projekteve të ndryshme.
Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Prof.Dr Adrian Civici e cilësoi shumë të rëndesishme këtë marrëveshje për shkëmbimin e eksperiencës midis stafit akademik dhe ekspertëve të ALSE-së, organizimin e studimeve të përbashkëta ose studime tregu.
Drejtori Ekzekutiv i ALSE, Z Artan Gjergji, u shpreh se Bursa ALSE do të jetë e hapur për studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë të cilët do të kryejnë praktikat profesionale si dhe të kenë mundësi të bëjnë kërkimin e tyre për punimin e diplomës pranë kësaj burse.
Në këtë takim u kërkua nga Drejtoresha e Programeve Master, Prof Asoc.Dr Orkida ILollari , zhvillimin e leksioneve të hapura nga përfaqësues të Bursës ALSE mbi tema për zhvillimin e tregjeve financiarë si dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyjave palëve.
Gjithashtu biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të pasurohet edhe me botimet e Bursës ALSE, në mënyrë që studentët t’i përdorin gjatë punës së tyre kërkimore dhe shkencore.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për projektin e Bursës Virtuale të Titujve në të cilën studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të jenë pjesë e ketij konkursi.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim