
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Universiteti Mesdhetar nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Digitalb


DigitAlb, nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në kuadër të shkëmbimeve akademike dhe profesionale midis dy intitucioneve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, në mjediset e UMSH, morën pjesë Rektori i UMSH - Prof.Dr. Adrian Civici, Administratori - Ilir Hebovija dhe Drejtoresha e Programeve Master - Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari, dhe nga DigitAlb, Drejtori Ekzekutiv, Altin Petre e përfaqësues të tjerë të stafit.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë do të ofrojë kualifikime të mëtejshme për zhvillimin e stafit të DigitAlb nëpërmjet programeve të studimit master si dhe trajnime të ndryshme.
Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Adrian Civici e cilësoi shumë të rëndesishme këtë marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e eksperiencës midis stafit akademik dhe ekspertëve të DigitAlb, për organizimin e studimeve të përbashkëta ose studime tregu.
Në këtë takim u kërkua nga Drejtoresha e Programeve Master, Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari, zhvillimi i leksioneve të hapura nga ekspertë të DigitAlb që të ofrojnë ekspertizën e tyre profesionale për studentët e UMSH, si dhe propozoi që stafi i DigitAlb të jetë pjesë e projekteve të përbashkëta me UMSH.
Nga ana tjetër CEO i DigitAlb, Petre u shpreh rreth kërkimit të talenteve të reja nga ana e biznesit si dhe të studenteve të cilët dalin nga universitet me njohuri jo vetë m teorike por edhe praktike.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim