Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Punësimi i studentëve, Universiteti Mesdhetar marrëveshje me Deloitte
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me Deloitte Legal sh.p.k, në kuadër të shkëmbimeve akademike dhe profesionale midis dy intitucioneve. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë do të ofrojë kualifikime të mëtejshme duke përshtatur kurikulat, diktuar kjo nga informacionet që sjellin korporatat më të rëndësishme në vend.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, në mjediset e UMSH, morën pjesë Rektori i UMSH - Prof.Dr. Adrian Civici, Administratori - z.Ilir Hebovija, Drejtoresha e Programeve Master - Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari, nga Deloitte Legal sh.p.k mori pjesë Zoti Roden Pajaj, përfaqësues i Deloitte Legal sh.p.k, Deloitte Audit Albania sh.p.k, dhe Deloitte Albania sh.p.k.
Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Prof.Dr Adrian Civici e cilësoi shumë të rëndësishme këtë marrëveshje për shkëmbimin e eksperiencës midis stafit akademik dhe ekspertëve të Deloitte Legal sh.p.k, për organizimin aktiviteteve të përbashkëta ose studime tregu të diktuara tashmë nga nevoja për profesione të reja.
Zoti Roden Pajaj, u shpreh i gatshëm që në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë të mirëpriten në Deloitte Legal sh.p.k për të kryer praktika profesionale në kompanitë anëtare të shoqatës si dhe të kenë mundësi të bëjnë kërkimet e tyre për punimin e temave të diplomës. Kjo marrëveshje synon të konkretizojë marrëdhënien dypalëshe me qëllim përfitimin maksimal të përputhshmërisë midis të diplomuarve dhe specialitetit që ata kanë dhe kërkesave që ka sot vendi i punës.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ka në fokus bashkëpunimet afatgjata me korporatat edhe bizneses ne vend duke afruar më shumë studentët me biznesin dhe i ndihmojne ata të aftësohen dhe të përgatiten për tregun e punës, pas përfundimit të studimeve.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim