
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Diplomohet brezi i 10-të i studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë!




U zhvillua ceremonia diplomimit të brezit të 10- të studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqiperisë. Mbi 1500 të diplomuar të programeve Bachelor dhe Master, hodhën kapelet për të nisur një rrugëtim të ri në karrierën e tyre. Themeluesi i Universitit Mesdhetar, Anastas Angjeli në fjalën e tij theksoi se nuk ishte e lehte as perballja me pandeminë e COVID dhe as sfida e mësimit online, por stafi i përkushtuar i Universitetit Mesdhetar ja ka dalë.
E ftuar në ceremoni ishte edhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, më herët dhe pedagoge e këtij Universiteti. Ministrja vlerësoi UMSH-në dhe u bëri thirrje të sapodiplomuarve të vijojnë rrugën e dijes me integritet. Rektori i UMSH, Adrian Civici në fjalën e tij theksoi se ky diplimomim duhet parë si start dhe aspak si fund. Universiteti Mesdhetar ka aktualisht 3500 studente ne 3 fakultetet e tij.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim