Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Bashkëpunimi, 20 studentë të rinj të Universitetit Mesdhetar punësim 6 muaj në Bankë
Për të tretin vit rradhazi, 20 studentë të rinj të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të punësohen part-time pranë një prej institucioneve më të mëdha bankare në vend. Kjo, në kuadër të bashkepunimit me Raiffeisen Bank, tashmë të suksesshëm, me anë të së cilit po vazhdon integrimi i studentëve, por edhe punësimin i tyre në bankë. Së fundmi, në bazë të performancës janë zhvilluar intervista pune me disa prej studentëve të Universitetit Mesdhetar dhe tashmë studenti Elidon Xhexhovi është pjesë e Raiffeisen Bank ! Projekti SDS që zhvillohet prane bankës Raiffesen konsiston në përzgjedhjen e studenteve të nivelit master, për të kryer praktikën në bankën Raiffeisen në Departamentin e Shitjeve Direkte ku studentet do: të njihen me produktet e bankës , të zhvillohen nga ana e komunikimit klient-punonjës, të trajnohen në programme të ndryshme të bankës, të rriten nga ana profesionale duke ndjekur nga afër mënyrën e punës së stafit të bankës nëpër degë .“Në sajë të këtij projekti, ka mundësi të shumta punësimi për vende pune të nivelit të ulët ose të mesëm për të gjithe ata studentë që spikaten si më të mirët. Ky program ka funksionuar me së miri prej shume vitesh në këtë aspekt”, u shpreh Blerti Lekbello, drejtuesi i këtij projekti, gjatë trajnimit të parë me studentët e përzgjedhur këtë vit. Drejtoresha e Programeve Master në UMSH, Orkida Ilollari, e gjatë këtij sesioni trajnues u shpreh se pjesëmarrja e studentëve që ndjekin programet master në UMSH, në këtë praktikë profesionale është mundësi e shkëlqyer për të parë në praktikë si funksionon sistemi bankar. “Gjithashtu është një mundësi e mirë për punësimin e studentëve sikurse është bërë vitet e shkuara”, u shpreh Ilollari.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim