Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021

Promovohet libri “Kontribute në Shkencë dhe Diplomacinë Shqiptare”

 

Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të UMSH, Prof. Ksenofon Krisafi sjell për lexuesin botimin e ri.

U promovua sot, në ambientet e Universitetit Mesdhetar, libri i ri i Dekanit të Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Prof.Dr. Ksenofon Krisafi. Një prej personaliteteve më të njohura në fushën juridike, historike dhe politike. Prof. Krisafi sjell për lexuesin botimin “Kontribute në Shkencë dhe Diplomacinë Shqiptare”, një libër që analizon, vlerëson dhe nderon punën e disa prej studiuesve të shquar në kontekstin e proceseve dhe zhvillimeve të rëndësishme aktuale në Shqipëri. Mes kolegëve dhe miqve, libri i profesor Krisafit mori vlerësime të shumta. “Një libër i veçantë, një zgjedhje e rrallë për mënyrën e të shkruarit, dhe qëllimin që dëshiron të arrijë. Ka zgjedhur rrugën e bashkëudhëtimit me disa vepra, për të cilësuar veprimtarinë shkencore të disa autorëve e personaliteteve.

“Kjo sjellje e veçantë e prof. Ksenofon Krisafit, tregon jo vetëm aftësinë e tij, por njëherazi një punë skrupuloze përmes një studimi të kujdesshëm të një sërë veprave shkencore”, u shpreh Akademik Prof. Dr Anastas Angjeli, gjatë fjalës hapëse të këtij promovimi. Libri u vlerësua gjithashtu nga Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Adrian Civici, i cili u shpreh: “Profesor Kseno është një analizues shumë i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare edhe shkencave politike, filozofisë por edhe disa ngjarjeve historike të rëndësishme në Shqipëri. Eksperienca e tij, vjen në këtë libër me një këndvështrim tepër interesant. Niveli i kalimit nga informacioni dhe prodhimi i një lloj dije edhe me natyrë filozofike, historike edhe diplomatike, përbën edhe vlerat më të veçanta të këtij libri”. Historiani i njohur Prof. Paskal Milo, duke vënë theksin te miqësia shumëvjeçare me autorin, nënvizoi dy boshte kryesore që përshkojnë analizën e librit. “Libri ka një përmbajtje të thellë humanizmi, duke i trajtuar figurat e jurisprudencës dhe historisë diplomatike me një ndjenjë shumë të madhe. Elementi humanist përshkon këtë vepër dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Është një punë e shkëlqyer në përkujtim të tyre dhe të veprës së këtyre figurave. E dyta “ka një profesionalizëm të spikatur në fushën e kërkimit shkencor ku, autori mbetet një nga më profesionistët”, u shpreh Prof. Paskal Milo. Personalitete të njohura në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, si Fatos Tarifa vlerësuan gjithashtu librin, ndërkohë që një recension të detajuar bërë dhe nga autori i parathënies së librit, Albert Lenja.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim