Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2020

Trendet e zhvillimit të aktivitetit filantropik në vend në përballimin e situatës pandemike

Me rastin e javës  së Filantropisë, u zhvillua sot në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë forumi i diskutimit me përfaqësues të Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim,  Sigal Uniqua Group Austria, Credins Bank. Solidariteti i individëve dhe shoqërisë civile në ndihmë të komuniteteve dhe qytetarëve më të ekspozuar ndaj situatave të jashtëzakonshme si tërmeti i Nëntorit 2019 dhe pandemisë COVID- 19, duke inkurajuar dhe forcuar bashkëpunimin në situata të ngjashme, ishin në fokus të këtij takimi. Gjithashtu u diskutua edhe mbi fushatat dhe praktikat e ndërmarra në ndihmë të qytetarëve dhe komuniteteve më të ekspozuar ndaj situatave emergjente si periudha e pandemisë që po kalojmë. Rektori i UMSH,  Adrian Civici, vlerësoi këtë forum duke theksuar se në auditorët e Universititit filantropia duhet diskutuar sa më gjerësisht si proces edukues dhe formues. “Kjo në mënyrë që pikërisht këta auditorë të bëhen bartës të këtij veprimi shumë njerëzor dhe shumë të domosdoshëm për një shoqëri sa më të barabartë ku dinjiteti njerëzor nuk u cënohet nga pamundësia e kushteve të jetesës”, tha Civici. Drejtoresha e Programeve Master,  Orkida Ilollari e cila moderoi këtë forum, nënvizoi se nëpërmjet bursave sociale Universiteti Mesdhetar, ka kultivuar frymën filantropike dhe përgjegjësinë sociale duke i dhënë mundësinë dhjetra të rinjve në pamundësi ekonomike të ndjekin arsimin e lartë. Kostandina Këruti,  Menaxhere Programi, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim tregoi për studentët iniciativat e ndërmarra për nxtjen e filantropisë duke nënvizuar se java e filantropise synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi aktivitetin filantropik në vend duke sjellë në vemendje të publikut, individë, organizata të shoqërisë civile dhe biznese, të cilët kanë dhënë apo japin kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, një nga bizneset që ka treguar ndër vite solidaritet të jashtëzakonshëm ndaj personave në nevoji, renditi disa nga donacionet e dhëna gjatë tërmetit të vitit të shkuar dhe pandemisë. Gjithashtu Valbona Guri, Drejtore marketingu, Credins Bank tregoi për qasjen e kësaj banke e cila ndër vite ka mbështetur kauza të caktuara dhe komunitete në nevojë.

 

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim