Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, nënshkroi sot në vazhdën e marrëveshjeve bashkëpunimin me Shoqatën “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, në kuadër të shkëmbimeve akademike dhe profesionale midis dy intitucioneve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, në mjediset e UMSH, morën pjesë Rektori i UMSH - Prof.Dr. Adrian Civici, Zv. Rektore e UMSH Prof. Asoc.Dr. Greta Angjeli, Administratori - z.Ilir Hebovija, Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike Prof. Dr. Sulo Hadëri dhe Drejtoresha e Programeve Master - Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari, nga Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” mori pjese Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” Z. Arben Shkodra.
Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Prof.Dr Adrian Civici e cilësoi shumë të rëndësishme këtë marrëveshje për shkëmbimin e eksperiencës midis stafit akademik dhe ekspertëve të Shoqatës
“Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, për organizimin aktiviteteve të përbashkëta ose studime tregu të diktuara tashmë nga nevoja për profesione të reja.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë do të ofrojë kualifikime të mëtejshme duke përshtatur kurikulat, diktuar kjo nga informacionet që sjellin prodhuesit nëvend dhe rajon.
Në këtë takim u kërkua nga Drejtoresha e Programeve Master, Prof. Asoc.Dr Orkida Ilollari, që përveç realizimit të praktikave mësimore bashkëpunimi me Shoqatën “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” të mund të mbështeten studentet edhe me të dhëna për të realizuar kërkimet e tyre shkencore. Z. Arben Shkodra, u shpreh i gatshëm që në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë të mirëpriten pranë Shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” për të kryer praktika profesionale në kompanitë anëtare të shoqatës si dhe të kenë mundësi të bëjnë kërkimet e tyre për punimin e temave të diplomës. Kjo marrëveshje synon të konkretizojë marrëdhënien dypalëshe me qëllim përfitimin maksimal të përputhshmërisë midis të diplomuarve dhe specialitetit që ata kanë dhe kërkesave që ka sot vendi i punës.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ka në fokus bashkëpunimet afatgjata me korporatat edhe bizneses ne vend duke afruar më shumë studentët me biznesin dhe i ndihmojnë ata të aftësohen dhe të përgatiten për tregun e punës, pas përfundimit të studimeve.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim