Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021

Zhvillohet Workshopi mbi Lirinë e Medias në Shqipëri

U zhvillua sot në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, workshopi me student, pedagogë e të ftuar, ku në fokus ishte liria e Medias në Shqipëri. Gjatë këtij ëorkshop u prezantua nisma “Make it Visible”, nga Raquel Hernandez Pena, koordinatore e kësaj nisme. Gjithashtu u transmetua episodi i parë i serialit “Katrori i Pushtetit”. Më tej u zhvilluan diskutime me ekspertët mbi Lirinë e Medias në Shqipëri. Të ftuar në panel ishin Robert Budina, Drejtor dhe skenarist i filmit “Katrori i Pushtetit”, Robert Budina dhe gazetaret Anila Hoxha (Top-Channel), Eglantina Alliaj (Albanian Community Tv). Eventi ishte një hapësirë diskutimi për të promovuar parimet mbi rëndësinë e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes për të ndërtuar një demokraci me bazë të fortë. Këtë aktivitet e përshëndeti edhe themeluesi I Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli, i cili nënvizoi rëndësinë e lirisë së Medias në Shqipëri. “Universiteti Mesdhetar përherë ka mbështetur dhe promovuar veprimtari të cilat duken sikur jane jo në ne nje linjë me objektivin kryesor të tij. Sigurisht, që kjo e ka një shpjegim të qartë dhe është në brendësinë e filozofisë së UMSH-së si një institucion që e shtrin vëmendjen e tij jo vetem në pjesën akademike, por dhe në dukurite social politike dhe ekonomike që ndodhin kudo përreth tij”, u shpreh themeluesi i UMSH. Ky takim ishte nje shembull i tillë i krijuar prej vitesh me kinemane politike ku i është bashkangjitur dhe profili më i ri ai i komunikimit. Kinemaja Politike organizohet prej 10 vitesh në UMSH si një event unikal në Shqipëri që synon ti japë nje dimension tjetër mënyres së të menduarit të studenteve për realitetin. Tema e ketij viti është Kriza në shume plane njerezore, politike, shoqerore, etj. Katrori i Pushtetit i cili eshte mbështetur edhe nga UMSH, hapi siparin e një serie eventesh për ketë vit.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim