Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i jep titullin “Honoris Causa” ish Presidentit të Kroacisë.

Me nderimet më të siqerta, Universiteti Medhetar i Shqipërisë i akordoi sot titullin “Honors Causa”, z.Ivo Josipovic, ish Presidentit të Kroacisë në periudhën 2010-2015, një personaliteti shumë dimensional me kontribute të mëdha në politikë, jurisprudence, muzikë. Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë dy ish Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Z.Alfred Moisiu e Z.Bujar Nishani, Presdidenti Aktual i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta, ish Kryetari i  Kuvendit, Gramoz Ruci, Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi si dhe Politikanë të njohur: Mimi Kodheli e  Damian Gjiknuri dhe ambasadorë.  Ceremoninë e hapi Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici,i cili theksoi se në kohën kur ishte në krye të shtetit, Presidenti kroat, ka insistuar vazhdimisht për temën e pajtimit dhe bashkëpunimit në vendet e Ballkanit perëndimor. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, njëkohësisht edhe rekomandues i tituullit vlerësoi  figurën e ish presidentit të Kroacisë. “Ivo Josipović është shembulli më i mirë i intelektualit, artistit dhe njeriut politik të angazhuar. Një intelektual, i cili nuk e konsideron veten si të shkëputur nga komuniteti por pjesë integrale e tij. Një artist, i  cili nuk i shikon të tjerët nga maja në të cilën gjendet por i ndihmon ata të ngjiten vetë me mundin e tyre drejt majave. Një politikan, i cili mision të jetës së tij ka shërbimin ndaj njerëzve të thjeshtë duke qëndruar besnik ndaj parimeve të tij”, u shpreh Angjeli.  Ai shtoi se z. Ivo Josipovic ka qenë gjithmonë një figure politike e moderuar në një ambjent politik gati gati toksik si ky i rajonit tonë ku toleranca, repsektimi i mendimit ndryshe, mos stereotipizimi negativ i “TJETRIT” jo gjithmonë konsiderohen rezultative.” E megjithatë Ivo, gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, i ka qëndruar besnik këtyre vlerave duke demonstruar se në politikë mund të jesh i suksesshëm edhe duke zgjedhur rrugën më të vështirë. Atë të ndershmërisë, të integritetit dhe të modestisë”, tha Angjeli. Vlerësime për kontributin në politikë, por edhe në art e mësimdhënie  ish presidenti i Kroacisë, mori edhe nga Prof. Dr, Vasil Tole, Anëtar i Akademisë së Shkencave.  Ivo Josipovic u diplomua në Universitetin e Zagrebit për Shkenca Juridike dhe kreu studime në Max-Planck Institute në Freiburg dhe Hamburg, Institutin e Shkencave të Kriminologjisë ne Graz, në Yale University etj. Ai vazhdon të kontribuojë në Universitetin e Zagrebit, si Profesor i Procedurës Penale dhe i së Drejtës Penale Ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike, e cila vazhdon akoma, ka botuar një sërë librash dhe artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit të tij. Ka lektoruar në shumë Universitete prestigjoze si Universiteti i Grazit dhe Universiteti i Vjenës në Austri, Yale University në Shtetet e Bashkuara, Universiteti i Romës në Itali, Universiteti i Beogradit në Serbi,  London School of Economics në Mbretërinë e Bashkuar.

 

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim