Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Universiteti Mesdhetar nënshkruan marrëveshjen me INSTAT

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me INSTAT. Në këtë takim morën pjesë: Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Znj. Elsa Dhuli, Drejtori i koordinimit dhe ҫështjeve ligjore në INSTAT, Z. Maldi Dema. Nga UMSH morën pjesë rektori i UMSH Prof. Dr Adrian Civici, dekani i fakultetit SHJMN Prof. Dr Ksenofon Krisafi, drejtoresha e Masterit Prof.As. Dr Orkida Ilollari, drejtuese e kërkimit shkencor Dr. Luljeta Kodra.
Në këtë marrëveshje bashkëpunimi u ra dakord për kualifikimet e ndryshme si për studentët ashtu dhe për stafin akademik të UMSH. Gjithashtu kjo mërrëveshje përmban edhe mundësinë për studentët tanë që të kryejnë si kërkimin shkencor ashtu edhe praktikat pranë INSTAT. Rektori në fjalën e tij theksoi gjithashtu që UMSH në bashkëpunim me INSTAT të organizojë forume, tryeza të rrumbullakëta midis specialistëve të INSTAT dhe stafit akademik të UMSH.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim