Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Firmoset Marrëveshja, studentët e UMSH diplomë që njihet edhe në itali në fushën e marketing

Universiteti Mesdhetar i Shqiperisë dhe Universiteti i Tuscia në Itali, firmosën marrëveshjen për krijimin e Masterit të Dyfishtë në fushën e Marketing. Studentët që përfundojnë studimet në këtë program do të pajisen me dy diploma, të cilat njihen edhe në itali.
Kjo marrëveshje u firmos nga Rektori i UMSH Prof. Adrian Civici dhe Rektori i Tuscia Prof. Stefano Ubertini në mjediset e UNITUS, Viterbo Itali. Kjo marrëveshje është fryt i punës prej mëse gati një viti ku ekipet përkatëse nga të dy universitet punuan për arritjen e kësaj marrëveshje. Ekipi i punës nga UMSH u drejtua nga Zv. Rektori Prof. Niko Pano dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Elton Skendaj, të cilët morën pjesë në këtë ceremoni. Marrëveshja parashikon se studentët që do të ndjekin këtë Master do të marrin në përfundim dy diploma, një nga UMSH dhe një nga UNITUS. Po kështu, studentë nga UMSH që do të ndjekin këtë Master, një vit do ta ndjekin në Tiranë dhe një vit në Viterbo Itali, do të kenë mundësinë të përfitojnë edhe një bursë mujore prej 850 euro në muaj.
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjes midis UMSH dhe UNITUS u zhvillua gjatë takimit të organizuar në Viterbo nga UNITUS midis rektorëve të universiteteve të Lazios dhe të Tiranës, fale inciativës së Rektorit të UNITUS Prof. Stefano Ubertini i cili është njëkohësisht edhe President i Rektorëve të Konferencës së Rektorëve të Rajonit të Lazios. Në këtë takim morën pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z/ Edi Rama, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Italisë Znj. Maria Cristina Messa, Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë Znj. Evis Kushi, drejtues të lartë të Ministrisë Italianë të Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu, etj.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim