
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Erasmus +,niset grupi i parë i studentëve të UMSH që do të studiojnë një semester jashtë vendit
Në kuadër të proceseve të ndërkombëtarizimit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Presidenti i UMSH, Akademik. Prof. Dr. Anastas Angjeli priti në një takim grupin e studentëve të cilët do nisen këto ditë në universitetet partnere të UMSH në kuadër të programit Erasmus +. Në këtë takim, morën pjesë Rektori i UMSH, Prof. Dr. Adrian Civici, Drejtuesja e Zyrës së Projekteve Prof. Nevila Xhindi dhe Drejtuesi i Zyrës Erasmus+ Elton Skendaj,
Nga ana e tij Prof. Anastas Angjeli përgëzoi studentët të cilët u shpallën fitues për të marrë pjesë në këtë program shkëmbimi të financuar nga Bashkimi Europian. Ai vuri në dukje faktin që të tilla programe ndihmojnë në rritjen akademike, profesionale, dhe personale të studentëve. Prof. Angjeli i siguroi studentët për mbështjetjen e plotë të strukturave të Universitetit Mesdhetar në mënyrë që kjo të jetë një përvojë e vlefshme për ta duke vënë në dukje përfitimet e shumta nga pjesëmarrja në programet e financuara nga Bashkimi Europian. Prof. Anastas Angjeli theksoi se për vitin në vijim, studentët do të kryejnë shkëmbime në universitetet partnere në Portugali, Spanjë, Lituani, Estoni, Turqi, Greqi, Bullgari, Itali, Poloni, Hungari, etj.
Nga ana e tij, Rektori i UMSH Prof. Adrian Civici kërkoi nga studentët që të vazhdonin me ngulm studimet në universitetet pritëse ku ata do të shkojnë për një semestër.
Studentët e UMSH që u përzgjodhën të marrin pjesë në mobilitete Erasmus + janë:
1. Arnisa Mulgeci në Informatikë Biznesi – University of Tuscia, Itali
2. Rei Tepelija në Drejtësi – Jagiellonian University, Poloni
3. Nerjada Halili në Marrëdhënie Ndërkombëtare – Jagiellonian University, Poloni
4. Anisa Ademi në Informatikë Biznesi – Rzesow University, Poloni
5. Enejda Muka në Informatikë Biznesi – Ryesow Universitz, Poloni
6. Irisa Kullai në Shkenca Politike – Kazimierz Wielki University, Poloni
7. Irsa Doga në Shkenca Politike - Kazimierz Wielki University, Poloni
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim