
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë si kontribues në Forumin Global për Kulturën e Paqes
Me ftesë të Fondacionit Kulturor “Abdulaziz Saud AlBabtain” Presidenti i Universitetit Mesdhetar Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli si dhe drejtues të Universitetit morën pjesë në zhvillimet e edicionit të dytë të “World Forum for Culture of Peace” që u zhvillua në Maltë në datat 3-4 Mars 2022 nën kujdesin e Presidentit të Maltës ShTZ. George Vella.
Të ftuar dhe kontribues në këtë forum ishin edhe Presidentë nga vendet e tjera, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, Presidentin e Maltës George Vella, Presidentin e Shqipërisë Z. Ilir Meta, Presidenten e Kosovës Znj. Vjosa Osmani, ish-Presidentin i Kroacisë Stepjan Mesic, Krytari i Assamblesë së Kuvajtit Z. Marzouq Ali Mohammed Al-Ghanim, Kryetari i Parlamentit të Maltës Anglu Farrugia, nën-kryetari i Parlamentit të Estonisë Hanno Pevkur, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim i Vendeve Arabe, Rektori i Universitetit të Maltës Alfred Vella, akademik nga vendet e rajonit, eurodeputetë, politikanë vendas, etj.
Në këtë forum u diskutua mbi rolin e lidershipit global për ndërtimin e paqes në botë ku një theks i veçantë u vendos mbi nevojën për të pasur sa më shumë dialog mbi të gjitha çështjet e problematikat ekzistuese dhe krijimin e kanaleve të komunikimitdhe bashkëpunimit nga të gjithë aktorët e shoqërisë si dhe një rol më të madh dhe të shtuar të botës akademike.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim