Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i Akordon Titullin “Honoris Causa” Z. Abdulaziz Saud Albabtain Krytear i Bordit Ekzekutiv të Fondacionit Kulturor “Abdulaziz Saud Albabtain”

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akad. Prof. Dr. Anastas Angjeli i dorëzoi Z. Abdulaziz Saud Albabtain titullin Honoris Causa, sipas vendimit të Senatit Akademik të UMSH, “Për kontribut të shquar në promovimin e kulturës së paqes në bashkësinë ndërkombëtare, ndërtimin e instrumenteve të përbashkëta të bashkëpunimit nëpërmjet përhapjes së kulturës, edukimit dhe dialogut për sigurinë e brezave të ardhshëm”.
Ceremonia e dhënies së titullit u bë në prezencë të përfaqësuesve më të lartë të Fondacionit Kulturor “Abdulaziz Saud Albabtain”, drejtues dhe përfaqësues të United Nations, Presidentit të Maltës George Vella, Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Ish- Presidentit të Kroacisë Stepjan Mesic, Kryetarit të Assamblesë së Kuvajtit Marzouq Ali Mohammed Al-Ghanim, Rektorit të Universitetit të Maltës Alfred Vella, akademikë të ftuar, përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet të ndryshme, dhe mediave maltese dhe të huaja.
Në këtë ceremoni morën pjesë anëtarë e senatit akademik, Zv. Rektoret Prof. Ass. Dr. Greta Angjeli dhe Prof. Ass. Dr. Nevila Rama, Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Elton Skendaj.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim