Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Promovimi, historiani i njohur Paskal Milo sjell librin e ri “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”

U promovua sot në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë libri  ”Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, i historianit të njohur,  Prof. Dr, Paskal Milo.   Mes akademikësh, pedagogësh e studentësh, një panel i përzgjedhur miqsh e studiuesish vlerësoi këtë libër  të Drejtorit të Shkollës Doktorale në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Është një libër që nëpërmjet hulumtimit të thellë sjell mjaft të reja dhe risi.  Nuk kemi të bëjmë vetëm me një çështje të pasqyrimit të fakteve por me interpretimin e tyre. Në këtë mënyrë përcaktohet roli i të gjithë aktorëve gjatë luftës Nacional Çlirimtare, sidomos atyre që mbajtën peshën kryesore. Libri ka padyshim vlera historike,  hedh dritë në shumë skuta që kishin mbetur të errëta deri me sot”, u shpreh themeluesi i UMSH-së, Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli. Themeluesi i UMSH-së, përgëzoi autorin e librit, duke nënvizuar se  debatet mbi këtë libër janë gjithashtu vlerë e shtuar e tij.  “Metodologjia e përdorur është sa e thjeshtë në pikëpamjen e ndërtimit strukturor çka i mundëson lexuesit të ndjekë me lehtësi tematikën, po ashtu  edhe aq e plotë në trajtimin e zhvillimeve politike, ushtarake, në të gjithë harkun kohor të marrë në studim. Burimet arkivore si dhe literature e bollshme e përdorur, nga Profesor Milo bën që të kemi sot në duar një punim shkencor solid”, u shpreh historiani  , Marenglen Kasmi. Studiuesi dhe Pedagogu i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë, Edon Çezari gjithashtu vlerësoi këtë libër, për të rejat që sjell dhe  të vërteta që përcjell. Vetë autori i librit, përveç falenderimeve për kolegët u shpreh se ky libër ka qenë njëkohësisht sfidë e kënaqësi. “Shkalla e përballimit të kësaj sfide me ballafaqimin dhe gjykimin e lexuesit. Ky libër është përgatitur të presë orën e gjykimit të tij”, u shpreh Paskal Milo.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim