Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Universiteti Mesdhetar në një etapë të re, hapen programet e Doktoraturës në Shkencat Ekonomike

Çelen aplikimet. Angjeli : Studimet doktorale, kontribut edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kalon në një etapë të re duke hapur ciklin e tretë të studimeve “Doktoraturë” në “Shkencat Ekonomike”. Lajmin e mirë, për Urdhërin e ri të miratimit të këtyre programeve e ndanë në një ceremoni të organizuar enkas për finalizimin e këtij objektivi të rëndësishëm, drejtuesit e këtij Universiteti. Me hapjen e programeve të doktoraturës Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ofron tashmë gamën e plotë të programeve të studimit në 3 cikle.
“Studimet e doktoraturës, janë një komponent shumë i rëndësishëm në këtë stad të zhvillimit të arsimit të lartë, pasi kemi të bëjmë më një kërkim shkencor i cili nuk është formal, por është një kërkim shkencor që duhet t’i shërbejë zhvillimeve ekonomike të vendit tonë”, u shpreh themeluesi i UMSH-së Akademik, Prof. Doktor, Anastas Angjeli. Duke vlerësuar angazhimin e të gjithë stafit që punoi për këto programe, ai kërkoi angazhim maksimal për zbatimin e të gjitha procedurave për përzgjedhjen e aplikantëve sipas kushteve që përcakton ligji.
“Jam i sigurt që kjo arritje e Universsiteti Mesdhetar të Shqipërisë do të shoqërohet nga një transparencë shumë e madhe. UMSH do të jetë me këto programe një derë e hapur për të gjithë ata kandidatët brenda dhe jashtë vendit që do të duan të ndjekin këto studime”, tha themeluesi i UMSH-së.
Rektori i Universiteti Mesdhetar Akademik, Prof. Dr Adrian Civici, theksoi se kurorëzimi me sukses i programit të doktoraturës, reflekton një ndryshim cilësor brenda vetë Universitetit. “Të marësh miratimin për të pasur një program doktoral do të thotë se shumë elementw që kanë të bëjnë sidomos me kërkimin shkencor dhe përdorimin e tij si fuqi lëvizëse në funksion të interesave të ekonomisë dhe zhvillimit të vendit është kontributi i vërtetë që kërkohet nga studimet doktorale”, u shpreh Civici. Sipas tij, Universiteti Mesdhetar për të arritur këtë ndryshim ka kryer një ristrukturim kapilar të strukturave të Universiteti në funksion të ofrimit të këtyre programeve sipas standardeve dhe cilësisë maksimale.
Në cilësinë e Drejtorit të Shkollës doktorale të Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr Paskal Milo, u shpreh se duke ju përshtatur kësaj fazë të re, Universitetit Mesdhetar zotëron potenciale të mëdha shkencore veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe financave.
“Do të jemi të suksesshëm dhe sot ne inciojmë një thirrje intensive për të gjithë ata studiues të apasionuar, të përkushtuar që me punën e tyre, në radhë të parë të kryejnë obligimet që kanë ndaj vetes dhe pastaj t’i japin një dimension tjetër kërkimit shkencor në Universitetin Mesdhetar duke e prezantuar denjësisht në tregun e kërkimit shkencor kombëtar e ndërkombëtar", tha Drejtori i Shkollës Doktorale në UMSH.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim