
Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli
Edukimi: Diplomuar në Financë Bankë në Universitetin e Tiranës (1980). PhD në Financa Publike, Universiteti i Tiranës (1987). Docent, Universiteti i Tiranës (1992). Studime në Financa Publike, Università di Economia e Comercio, Bari (Italy) (1992). Titulli Profesor i Asociuar, Universiteti i Tiranës (1995). Profesor në Financë, Universiteti i Tiranës (1998). Doctor Honoris Causa, Business University Istanbul (Turkey), (2003). Akademik, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë (2011). Akademik, Akademia Europiane e Shkencave dhe Arteve (European Academy of Sciences and Arts) (2013).
Eksperienca: Eksperiencë 30 vjeçare në sferën politike shqiptare, ku ka shërbyer si Ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe Ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Eksperiencë 20 vjeçare në mësimdhënie. President i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Eshtë njohës i gjuhës angleze, greke, italiane dhe ruse.
Drejtimet e kërkimit: Financë, Financa Publike.
Publikimet: Autor i punimeve shkencore të lidhura me fushën e ekspertizës. Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Autor i teksteve: Përballë Krizës, Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike (2021). Kriza Ekonomike në kohën e koronavirusit (2020). Paraja: Historia dhe zhvillimi që nga fillesat, vëll. I-II, (2018). Ndërhyrja e shtetit në ekonomi (2015). Ditari i tranzicionit ekonomik (2013). Në ethet e krizës ekonomike (2012). Transition and Economic Freedom in Albania (English) (2011). Macroeconomics (2010). Hyrje në ekonomi (2010). Tranzicioni dhe liria ekonomike (Shqip) (2007). Ekomomia, aspiratat për integrimin rajonal dhe Euro-Atlantik (2004). Çmimet Nobel në Ekonomi, vëll I-IV, (2003-2005). Ekonomia Bankare (1998). Marrëdhëniet Ekonomiko-Financiare Ndërkombëtare (1995). Financat Publike (1994). Si të investoni paratë tuaja ?(1993). Financat Publike në Shqipëri (l992). Bursa (1991). Financa dhe kredia (1988). Financa dhe sektori tregtar (1988). Marrëdhëniet ekonomike me financat bujqësore (1988).
Kontakti: Anastas Angjeli
Adresa E-mail: [email protected], [email protected]
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim