Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Prof. Asoc. Dr. Greta Angjeli

Edukimi: Diplomuar në Universitetin e Tiranës në Financë (1984), Master për Programim Kompiuteri (1986), Master në Financë (2000). Master Ekzekutive nga Harvard’s Kennedy School of Government në (2001) në “Leadership and Management”. Ekspert Kontabël (1996). Doktor i Shkencave nga ISE, UT me temë “Auditimi i Brendshëm, domosdoshmëri për rritjen e eficiencës së Qeverisjes” (2014). Titulli Prof. Asoc, Instituti i Studimeve Europiane, UT (2014).

Eksperienca: Eksperiencë shumëvjeçare në fushën e financave, programimit, buxhetit e taksave në Ministrinë e Financave, në Fond Investimesh dhe konsulenca. Eksperiencë në mësimdhënie në UT dhe UMSH. Kryetare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. Aktualisht mban detyrën e Zv.Rektores për Koordinimin dhe Burimet Njerëzore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Është lektore pranë Departamentit të Financë, Bankë dhe Kontabilitetit, duke ofruar mësimdhënie në lëndët e Auditimit, Kontabilitetit të Kostos dhe Drejtimit, Kontabilitet Menaxherial. Eshtë njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.

Fusha e ekspertizës: Auditimi i Jashtëm dhe i Brendshëm, Raportimi Financiar dhe Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, Menaxhimi Financiar dhe Implementimi i Teknologjive Inovative.

Publikimet: Autore dhe bashkautorë e punimeve shkencore të lidhura me fushën e ekspertizës. Pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore dhe bashkautorë në tekstet: “Auditimi, Mjet për një Qeverisje më të mirë “(GA 2015), “Analiza Ekonomike e Projekteve” (GA,AN,RQ 2014). Greta Angjeli. Alqi Naqellari “Euroizimi dhe Ndikimi në ekonominë Shqiptare”, (GA,AN)2018. Greta Angjeli, Jorgji Bollano, Dritan Fino, Elira Hoxha, “Kontabiliteti Financiar” (JB, DF,GA,EH 2019). “Ushtrime, Mikroekonomi, Ekonomiks Konkurencial, Manaxherial, Financë, Matematikë, Teste me përgjigje” (GA,AN 2020).

Kontakti:          Greta Angjeli

Adresa e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin  e tyre.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim