
Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Prof. Dr. Ksenofon Krisafi
Edukimi: Diplomë në Drejtesi, (1969), Kandidat i Shkencave (1980, Doktor i Shkencave (1993), Docent (1984), Profesor (2004), Doctor honoris causa i Universitetit Sancti Cyrilli i Valetës (2003), anëtar themelues dhe presidenti i parë i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave (2012), mbajtës i titullit honorifik Ambasciatore Grand’Accademico Imperiale d’Albania, (2010) akorduar nga Akademia Imperiale, Roma.
Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese është fokusuar kryesisht në çështje të së Drejtës publike, të Drejtës dërkombëtare Publike, organizatave ndërkombëtare, të drejtës diplomatike, të drejtës së detit etj. në Historinë diplomatike të çështjes shqiptare etj.
Eksperienca: Në mesimdhenie është angazhuar shume vjet me pare, si lektor i së drejtës publike, të drejtës ndërkombëtare, organizatave ndërkombëtare, të drejtës diplomatike, të drejtës së detit, Historisë diplomatike të çështjes shqiptare etj. në universitetin publik të Tiranës, Universitetin Luarasi, UET dhe UMSH.
Ka mbajtur leksione në një numër universitetesh të huaja në Itali, Francë, Zvicër, Belgjikë, Greqi, Maqedoni, Kosovë etj, si edhe në Afrikën e Jugut, Nikaragua, Liban, Kili, Vietnam dhe Taxhikistan.
Publikimet: Ka botuar monografi, libra dhe tekste universitare (8 si autor i vetëm dhe 32 si bashkautor), disa dhjetra artikuj shkencore, disa dhjetra referate dhe kumtesa në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, qindra artikuj publicistikë dhe intervista në mediat e shkruara dhe ato audiovizive, vendase dhe të huaja.
Përveç mësimdhenies ai ka një pervojë shume-vjeçare ne administratën shtetërore, diplomaci si Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave (2002-2006); Keshilltar diplomatik i Kryeministrit (2002 -2004); Ambasador, perfaqesues i perhershem i Republikes se Shqiperise ne Zyren e OKB, në OBT dhe ne organizatat e tjera nderkombetare ne Gjeneve (1998-2002); Anetar i Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise (2004-2011); drejtor drejtorie në MPJ, drejtor i Komisionit te Letrave me Vlerë, dekan fakulteti dhe zëvendësrektor universiteti etj. Si diplomat ka qenë anëtar dhe kryetar i mbi 400 delegacioneve qeveritare e dikasteriale në negociata me delegacione të shteteve të tjerë për çështje të ndryshme si edhe i rreth 200 delegacioneve shqiptare në OKB, OBT dhe organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë. Ka marrë pjesë në dhjetra grupe pune me karakter shtetëror, qeveritar, dikasterial si edhe për çështje të karakterit akademik e shkencor.
Kontakt Ksenofon Krisafi
Email : [email protected]
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim