Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Prof. Dr. Sulo Haderi
Edukimi: Prof. Dr. Sulo Haderi është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, dega Ekonomi Politike në vitin 1979. Ka filluar punë si asistent pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në tetor 1981. Ka përfituar gradën Doktor i shkencave ekonomike në vitin 1993, Profesor i asociuar në vitin 1994 dhe Profesor në vitin 1999.
Eksperienca: Në vazhdim ka kryer kualifikime pas universitare si Seminare për Trajnimin e Trajnerëve, organizuar nga Këshilli Kombëtar për Edukimin Ekonomik, USA, 1999 – 2000. IMF “Programimi dhe Analiza Financiare”, organizuar nga JVI, Vienna, Shtator – Tetor, 1998. Kurs për politikat makroekonomike për vendet e EL, Tokyi, oJaponi, JICA Grant, 1-30 tetor 1997. Program Tempus, Projekt Kërkimi për Politikat Stabilizuese në Shqipëri, Universiteti i Kent, UK, Prill-Qershor 1996. Program Tempus për trajnimin e lektorëve të FEUT në financë dhe bankë, Universiteti i Macerata Itali, Mars – Maj, 1995. Programi Tempus për përmirësimin e mësimdhënies dhe njohurive, Universiteti i Athinës, Janar – Shkurt 1994. Shkollë Verore në Ekonomiks dhe biznes, Universiteti Strathclyde, Glasgow, Korrik-Shtator 1993. Profesor Haderi ka një karrierë lineare akademike dhe profesionale, Dekani i Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranes, 2012- 2016. Zëvendës Dekan, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës, 2008-2012. Pergjegjes i Departamentit të Ekonomiksit, Fakulteti Ekonomik, UT, 2003-2008. Përgjegjës i Seksionit të Makroekonomisë, Fakulteti Ekonomisë, 1999-2002. Anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, 2003-në vazhdim. Anëtar i Këshillit të Fakultetit, 1999-2015. Kryetar i Këshillit të Profesorëve, Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës, 2010 -2012. Profesor i ftuar, Universiteti i Evropës Jug-Lindore, Tetovë, Maqedoni, 2004- 2015. Profesor i ftuar, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlores, 2012-në vazhdim. Profesor i ftuar, Universiteti Mesdhetar i Tiranës, 2017-në vazhdim. Lektor i ftuar, Shkolla Verore e Ekonomisë, organizuar në Selanik nga Universiteti i Staffordshire UK, për studentët vendas dhe të huaj, korrik 1999. Lektor i ftuar, Shkolla Verore e Ekonomisë, organizuar në Tiranë nga Universiteti i Staffordshire UK, për studentët vendas dhe të huaj, korrik-gusht 1998. Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, 1999-2006. Këshilltar i Ministrit të Financave, 1997-1999. Anëtar i Bordit Drejtues, Albkontroll, 2013-ne vazhdim. Anëtar i Bordit të Akreditimit, 2015-në vazhdim. Anëtar i KVTA, MAS, 2013-2016. Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Arsim Ekonomik dhe Biznes, 2005-2010. Lektor në lëndët Hyrje në Ekonomi, Finance Publike, Makroekonomi, Ekonomi Monetare, Paraja dhe Bankat, Makroekonomi 2, Fakulteti Ekonomik, UT, 1991- në vazhdim.
Drejtimet e Kërkimit: Kërkues shkencor për projektin e International Budget Partnership, 2011, 2014, 2017. Ekspert Lokal, Human Dynamics Vienna, Austria 2002-2003 për Projektin e Bankës Botërore: “Shërbime Konsulence për Makroekonominë & Analizat Fiskale. Drejtues Projekti, “Fuqizimi ekonomik i grave në veri të Shqipërisë”, Projekt i përbashkët OSCE OCEEA-ODIHR për “Luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore përmes fuqizimit ekonomik dhe masave të mbrojtjes, financuar nga GTZ GmbH, CEBE, 2007-2008. Drejtues Projekti,”Investimi tek të Rinjtë, nëpërmjet Prezantimit të Kuadrit të Kompetencave Kryesore“ financuar nga Banka Botërore, 2006. Kontribut akademik jashtë institucionit me Institutin e Kurrikulave dhe Standardeve si ekspert për përgatitjen e kurrikulave për Ekonominë e Aplikuar për Shkollat e Mesme, Makroekonominë, Mikroekonominë dhe Financat Publike, për arsimin e mesëm profesional, 1996-2007. Ekspert për hartimin dhe zbatimin e programeve, Albanian Junior Achievement, 1998-2003.
Publikimet: Aktiviteti shkencor përfshin 25 artikuj shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare dhe kombëtare dhe 24 referime në konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare. Botime, tekste mësimore dhe monografi: Hyrje në Ekonomi, bashkautor, Ekonomia Monetare, Leksione të Makroekonomisë, Makroekonomia për shkollat e mesme profesionale, bashkautor, Ekonomia e zbatuar për shkollat e mesme, bashkautor, Ekonomia 3 për shkollat e mesme, bashkautor. Monografi, “Aspekte Mjekësore, Ekonomike dhe Etike të Shkeljeve Mjekësore”, Botimi i Parë, AGAFER, 1999 (bashkautor).
Kontakt: Sulo Haderi
Adresa E-mail: [email protected]
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim