
Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Prof. Asoc. Dr. Nikollaq Pano
Edukimi: Diplomë Ekonomi Politike (1982) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. “Kandidat I Shkencave” (1987), “Doktor i Shkencave Ekonomike”, (1994) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. Njohje dhe ekuivalentim i gradës “Doktor” DI.KA.TSA, Athinë, Greqi, (1993) Titull Profesor i Asociuar (2021). Kualifikime afatshkurtra dhe afatgjata në universitete të huaja, në Greqi (1991, 1998, 2005, 2012, 2013), Francë (1995), në fushën e marketingut, promocionit të produkteve dhe shërbimeve, menaxhimit të kompanive dhe sipërmarrjes. Kualifikime brenda vendit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Drejtimet e kërkimit: Marketing me fokus te shitjet direkte, sipërmarrja me fokus te sipërmarrja universitare dhe start-ups, dhe statistika me fokus te vlerësimi i stokut të kapitalit njerëzor në Shqipëri.
Eksperienca: Në mësimdhënie si lektor i teorive të mendimit ekonomik, marketingut, promocionit, sipërmarrjs dhe biznesit të vogël, që nga viti 1982, në disa universitete të vendit. Përvojë në administratën publike, në pozicione drejtimi (1996-1999) dhe në aktivitete biznesi, në sipërmarrje, organizim dhe drejtim kompanish të fushave të prodhimit dhe shërbimit që nga 1990 e në vazhdim. Angazhuar si konsulent për biznese të reja shqiptare në fushën e tregtisë dhe shërbimeve, sidomos në sektorët e turizmit, marketingut, vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Aktualisht lektor në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Departamenti i Ekonomisë, UMSH; njëkohësisht Zëvendës Rektor dhe përgjegjës për punën shkencore pranë UMSH.
Publikimet: Pjesëmarrës në seminare e konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit; autor i shumë artikujve shkencorë në revista të fushës ekonomike brenda dhe jashtë vendit. Bashkëautor tekst universitar “Promocioni” (1998).
Kontakt Nikollaq Pano
Email : [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim