Home > Të reja > Njoftime

Kriteret e përgjithshme të pranimit në programin e studimit të ciklit të tretë Doktoraturë në “Shkenca Ekonomike”

Universiteti Mesdhetar hap për herë të parë programet e ciklit të tretë të studimeve, “Doktoraturë”, në “Shkencat Ekonomike”. Pas miratimit të këtyre programeve janë përcaktuar gjithashtu edhe kriteret e pranimit për të gjithë kandidatët e interesuar si dhe afatet e aplikimit.

Çdo kandidat që përmbush kerkesat e Ligjit Nr. 80/2015  “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 78, dhe neni 79), dhe Rregullores së Studimeve të Ciklit të Trete të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, mund të APLIKOJE për tu pranuar në Ciklin e Tretë të studimeve, nëse plotëson kriteret që vijojnë :

1. Të ketë përfunduar dhe zotërojë diplomë të Studimeve të Larta Universitare;
2. Të ketë përfunduar dhe zotërojë një diplomë Master i Shkencave/Master i  arteve ose ekuivalente me të;
Diplomat e fituara sipas pikes (1) dhe (2) në një Institucion të Arsimit të lartë jashtë Republikës së Shqipërisë duhet të jetë e ekuivalentuar nga Ministria përgjegjëse për arsimin.
3. Të ketë njohje të njërës prej pesë gjuhëve të huaja si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht në nivelin C1 apo ekuivalenti i këtij niveli[1], të vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre në përputhje me përcaktimet e Udhëzimit Nr. 52, datë 03.12.2015, pika 1 dhe 3. Aplikantët që kanë fituar një diplomë pas përfundimit të një programi studimi të kryer në një nga pesë gjuhët e mësipërme, diploma e fituar dhe e njësuar nga ministria përkatëse shërben si dëshmi për plotësimin e kriterit të gjuhës;
4. Të ketë angazhime si bashkëpunëtor i brendshëm/i jashtëm në një Institucion të Arsimit të Lartë, institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar, ose forma te tjera te angazhimit ne kerkime;
5. Të hartojë një Projekt Propozim i cili duhet të ketë në qendër fushën e përzgjedhur ku do të kryejë kërkimin.

Bashkëngjitur dokumentacion.

 

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim