Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Rudina Qurku

Dr. RUDINA QURKU

Lektore dhe Shefe Departamenti Financë, Bankë dhe Kontabilitet

Edukimi: Dr. Rudina Qurku (Feruni) është Doktore e Shkencave Ekonomike, e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, me temë mbi raportimin financiar dhe fiskal në shoqëritë shqiptare. Ka përfunduar gjithashtu praktikën profesionale për titullin Auditues Ligjor pranë IEKA.

Eksperienca: Me mbi 15 vite përvojë akademike dhe profesionale, ajo mban aktualisht detyrën e Përgjegjëse e Departamentit të Financë, Bankë dhe Kontabilitetit, si dhe është lektore në fushat e kontabilitetit, auditimit dhe analizës financiare.

Fusha e ekspertizës: Ka qenë e angazhuar në projekte të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare të financuara nga BE, në rolin e koordinatorës financiare, ekspertes kërkimore dhe asistentes administrative. Anëtare e strukturave kombëtare për auditimin publik, anëtare e komisionit të vlerësimit për mbështetje me fonde të start-up-ve dhe bashkëautore e librit “Analiza Ekonomike e Projekteve”.Interesat e saj përfshijnë financën, menaxhimin strategjik, inovacionin dhe zhvillimin institucional.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim