Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Drita Avdyli

Dr. DRITA AVDYLI

Lektore dhe Drejtuese e Praktikave Mësimore

Edukimi: Dr. Drita Avduli është diplomuar në Ekonomi Industriale (1988) në Fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësi (2006), në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës si dhe Master Shkencor në Universitetin e Palermos  dhe UZKM në 2011. Gradën “Doktor” e ka mbrojtur në fushën e Emigracionit në vitin 2015.

Eksperienca: Drita Avdyli është pedagoge dhe drejtuese e praktikave mësimore me ekspertizë në menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin organizacional dhe administrimin e marrëdhënieve të punës. Ajo ka eksperiencë në koordinimin e praktikave profesionale dhe mbështetjen e studentëve në përvetësimin e aftësive praktike. Interesat e saj kërkimore përfshijnë motivimin, performancën dhe strukturat e burimeve njerëzore. Kontribuon në përmirësimin e metodologjive të mësimdhënies dhe angazhohet në projekte.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim