Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Leksion i hapur me përfaqësues të “Kredo Financë “ shpk
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë me studentët e Programeve Master, organizoi sot një takim me përfaqësues të “Kredo Financë “ shpk.
Drejtoresha e programeve master Prof.Asoc.Dr Orkida Ilollari cilësoi se UMSH ka në fokus studentët jo vetëm për formimin e tyre akademik por edhe integrimin e tyre në tregun e punës. UMSH ka shumë bashkëpunime me institucione/korporata dhe administratën publike në vend për të mundësuar praktikat dhe punësimin e studentëve pranë tyre.
Përfaqësues të “Kredo Financë” theksuan sot se institucioni i tyre mirëpret për intershipe dhe deri në punësim studentët në strukturat e tyre përkatëse, nismë e cila u startua sot me Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim