Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021

Masteri Profesionale “Auditim i Brendshëm dhe Kontrolli Financiar"

Në tryezën e rrumbullakët “ Tregu i punës dhe akademikët”, u diskutua edhe për vlerën e masterit profesional për “Audit i Brendshem dhe Kontroll Financiar”. Drejtoresha e programeve Master në Universitetin Mesdhetar, e cila moderoi aktivitetin Orkida Ilollari, u shpreh se ky master profesional me 60 kredite është jo vetëm për studentët që përfundojnë bachelor, por edhe për ata që janë në karrierë dhe duan të bëhen auditues të kompanive të tyre ose institucionet ku ata aspirojnë. Më tej prezantimin e këtij programi e bëri, Dr Rudina Qurku, Përgjegjëse e departamentit të Financë Bankë dhe Kontabilitet në UMSH. “Të gjitha njësitë ekonomike në Shqipëri do të konsolidohen cka e bën domosdoshmëri departamentin e audituesit të brendshëm. Ky program studimi i ofruar nga UMSH, e bën institucionin tonë më konkurues në tregun e arsimit të lartë”, tha Qurku. Ajo theksoi se profesioni i audituesit do të jetë gjithmonë i kërkuar pavaresisht përparimit të teknologjisë. Ky master është një mundësi mjaft e mirë për të gjithë ata punonjës së administratës publike, institucinove bankare, bizneseve private, instutucioneve financiare jo bankare. Znj Dorida Stambolla, Kryetare e Komitetit te Audit të Brendshëm në Shoqatën e Bankave , u shpreh nevoja për profesionistë në këtë fushë është shumë e madhe. “Audituesi nuk është polici i kompanisë, por duhet të jetë një këshilltar i saj. Ai duhet të jetë pjesë e aktivitetit të kompanisë. Me zhvillimin e teknologjisë gjërat kanë ndryshuar. Tashmë gjithcka është online, ndaj duhet një ndërthurje e e ekspertëve të fushës me dixhitalizimin. Të rinjtë e kanë këtë mundësi, ndaj fokusi duhet të jetë tek edukimi i tyre”, tha Stambolla.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim