Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Java e parasë, leksion i hapur në Universitetin Mesdhetar mbi Bankingun Digjital

Në kuadër të Javës së Parasë, javë e dedikuar edukimit financiar, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB), organizoi një leksion të hapur mbi Bankingun Digjital me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike.
Fjala e hapjes u mbajt nga Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari, Drejtore e Programeve Master, në UMSH e cila shpjegoi rëndësinë e aktiviteteve dhe leksioneve që kryhen gjatë javës globale të parasë.
Dr. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB, njohu audiencën me iniciativat e ndërmarra, si dhe rëndësinë që shoqata i kushton edukimit financiar si një nga shtyllat kryesore të veprimtarisë së saj.
Znj. Irida Huta, Kryetare e Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit & Kanaleve Alternative në AAB, prezantoi orientimin dhe përparësinë që bankat kanë drejt plotësimit të nevojave të klientëve nëpërmjet kanaleve digjitale.
Gjatë aktivitetit studentë të Fakultetit të Shkencave Ekonomike vijuan me pyetje dhe diskutime mbi bankingun digjital dhe të ardhmen e parasë dhe financave.

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim