Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë marrëveshje me European Law & Governance School të Athinës

Universiteti Mesdhetar zgjeron gamën e partnerëve ndërkombëtarë falë një marrëveshje bashkëpunimi të arritur me European Public Law Organization dhe më konkretisht me European Law & Governance School të Athinës, një prej institucioneve më prestigjioze në Europë në fushën e European Law. 

Delegacioni i UMSH u kryesua nga Presidenti, Akademik Prof. Dr. Anastas Agjeli ku në përbërje të tij ishin Rektori i UMSH, Adrian Civici, Profesorët Emilio Çika dhe Kriton Kuçi, si edhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Elton Skendaj. Delegaconi u prit nga Drejtori Ekzekutiv i Bordit të EPLO Spyridon Flogaitis, Drejtoresha e Përgjithshme e Edukimit Panoraia Spiliopoulou, si dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, SHSZNJ, Luela Hajdaraga.

Në takimin e zhvilluar në selinë qendrore të EPLO-ELGO në Athinë, Presidenti i UMSH vlerësoi këtë bashkëpunim si një dritare të re dhe mundësi më shumë për studentët dhe stafin akademik. Profesor Angjeli, vuri theksin në marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe bashkëpunimi në fushln e arsimit, dhe veçanërisht në “European Law and Governance” është një shprehje e këtij niveli të shkëlqyer. 

Nga ana e tij, Prof. Spyridon Flogaitis vlerësoi këtë bashkëpunim me UMSH dhe vuri theksin në rëndësinë e zbatimit praktik të saj. Ai tha se EPLO-ELGO do të ofrojë bursa të plota për të gjithë studentët e UMSH që do të realizojnë të paktën një vit në këtë institucion. Prof. Flogaitis tha se studentët dhe stafi i UMSH do të ftohen në të shkollat verore që do të organizohen në korrik në Athinë. Ai kërkoi që të fillonte puna për ndërtimin e programeve të përbashkëta. 

European Public Law Organization ka degët e saj në të gjithë Europën dhe Shqipëria bëhet pjesë e këtij rrjeti prestigjoz akademik falë bashkëpunimit të arritur nga UMSH. EPLO është një iniciativë e ndërmarrë nga Presidenti i Italisë Sergio Matarella dhe disa prej presidentëve dhe akademikëve më në zë të vendeve të BE. Aktualisht, Presidenti i selisë në Athinë të EPLO-ELGO është ish Presidenti Italian Giuliano Amato.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim