Home > Të reja > Njoftime

Leksion i hapur Prof. Dr. Dimitris Christopoulos

Ditën e Mërkurë 27 prill, ora 11:00 në sallën 306 do të zhvillohet një leksion i hapur me temë “Një shekull i marrëdhënieve greko-shqiptare: lëvizjet e popullsisë dhe identitetit” nga Prof. Dr. Dimitris Christopoulos. Dimitris Christopoulos është profesor i teorisë së shtetit dhe teorisë juridike në Departamentin e Shkencave Politike dhe Historisë së Universitetit Panteion të Athinës ku jep mësim që prej viti 2003. Në vitin 2021 zgjidhet Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit Panteion. Ka dhënë mësim si profesor i ftuar në universitete të ndryshme në Evropë dhe SHBA. Ai ka botuar në greqisht, anglisht, frëngjisht, portugalisht, hebraisht, shqip dhe serbo-kroatisht në revista shkencore apo revista në fushën e teorisë juridike dhe politike duke u fokusuar në çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, të djathtën ekstreme, minoritetet, migrantët dhe shtetësinë.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim