Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Ceremonia përkujtimore, nderohet jeta dhe vepra e diplomatit të karrierës Prof.Dr. Bashkim Rama

U zhvillua sot në ambientet e Universitetit Mesdhetar, ceremonia përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës të Prof.Dr.Bashkim Rama, i cili humbi jetën disa muaj më parë. Për të nderuar figurën e tij, të pranishëm ishin familjarë të familjes Rama, themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik Anastas Angjeli, përfaqësues së Ministrisë së Jashtme, historianë e diplomatë. “Në janar të vitit 1991, pata mundesinë të njoh Bashkimin e vërtetë. Bashkimin si njeri, si diplomat. Ai ka qenë për ne nje mik i çmuar , një njohës i jashtëzakoshëm i kulturës shqiptare , gjë që e dallonte nga diplomatët e tjerë’, u shpreh Angjeli. Miq të diplomatit gjithashtu rrëfyen episode nga jeta e tij të cilat flasin qartë, për vlerat e tij profesinale e njerëzore. Në studimet e Prof. Bashkim Ramës, diplomacia ishtë një fushë me interes të veçantë, sidomos sa i përket çështjeve të Ballkanit të cilat ai i njihte mjaft mire. “ Te arrije të përgatisje negociata mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik të asaj kohe ishte një punë mjaft e vështirë të cilen Bashkim Rama diti ta bëjë në mënyrë të shkëlqyer”, u shpreh Ksenofon Krisafi, një tjetër diplomat i vjetër, dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Humane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Bashkëshortja e diplomatit e pranishme në ceremoni falenderoi përzemërsisht miqtë dhe të ftuarit që në këtë ceremoni përkujtimore risollën edhe njëherë kujtimin e tij.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim