Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Organizohet Konferenca shkencore, “Përfshirja e të rinjve në një dialog konstruktiv: E kaluara komuniste në Ballkanin Perëndimor bashkëkohor”

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare në bashkëpunim me Qendrën Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim organizuan sot një Konfererencë shkencore në kuadër të projektit “Përfshirja e të rinjve në një dialog konstruktiv: E kaluara komuniste në Ballkanin Perëndimor bashkëkohor” ( YOU-WB) mbështetur nga Programi i Bashkimit Europian " Evropa për Qytetarin"

Kjo konferencë mblodhi së bashku akademikë, studiues, ekspertë, aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Italia, Franca dhe Maqedonia e Veriut si dhe shumë të rinj për të diskutuar mbi përfshirjen e të rinjve në një dialog konstruktiv në lidhje me të kaluarën komuniste me fokus rastin e Shqipërisë.

Konferencën e përshëndeti në emër të UMSH rektori i Universitetit Prof. Dr Adrian Civici. Ai theksoi rëndësinë aktuale që ka sot kjo konferencë dhe punimet e saj shkencore jo vetëm për kërkuesit shkencore të së shkuarës komuniste, por mbi të gjitha edukimin dhe sensibilizimin e të rinjve dhe brezave, për të njohur të shkuarën komuniste që ajo të mos përsëritet kurrë.

Konferenca vijoi me referime të rëndësishme shkencore nga profesorët shqiptarë Xhindi, Qesari, Kalemaj, Pandelejmoni (Papa) mbi ceshtje si ato të dekomunistizimit, memorjes kolektive dhe drejtësisë transicionale duke argumentuar se dështimi i Shqipërisë për t'u përballur me të kaluarën e saj ka shtrembëruar krijimin e një kujtese të përbashkët dhe nënvlerësimin e abuzimeve masive të të drejtave të njeriut gjatë regjimit të saj komunist.

Profesorët referues nga Italia, Franca dhe Maqedonia e Veriut u fokusuan respektivisht në aspektet e kulturës politike të Italisë nga viti 1989 e deri sot, kulturën e memorjes dhe rëndësinë e trashigimisë në Europën e sotme, si dhe rruga e vështirë e demokracisë në një vend multikultural si Maqedonia e Veriut.

Përveç prezantimit nga folësit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në diskutime, konferenca vijoi me grupin e pjesëmarrësve nga Shqiperia, Italia, Franca e Maqedonia e Veriut me vizitën në Shtëpinë e Gjetheve në Tiranë dhe guidën në kryeqytet në vendet e memorjes.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim