Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Bashkëpunimi, bursa dhe programe të përbashkëta studimi me European Public Law Organization
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë me European Public Law Organization (EPLO), me qendër në Athinë, Drejtoresha e Programeve Mësimore të këtij institucioni Panoraia Spiliopoulou zhvilloi një vizitë pune në UMSH.
Gjatë kësaj vizitë Znj. Spiliopoulou mbajti një prezantim për stafin dhe studentët e UMSH për programet akademike dhe mundësitë e ofruara nga ky institucion. Ajo bëri një panoramë të përgjithshme dhe u fokusua mbi çështje të të Drejtës Europiane.
Më pas, Znj. Spiliopoulou zhvilloi një takim me Rektorin e UMSH Prof. Dr. Adrian Civici dhe një ekip pune në UMSH. Takimi u fokusua mbi krijimin e një programi të përbashkët studimi, bashkëpunimi në fushën e studimeve të ciklit të tretë, si dhe konferencat dhe evente të përbashkëta.
Znj. Spiliopoulou bëri të ditur se do të ofrohen 6 bursa për studentët dhe stafin e UMSH për të marrë pjesë në shkollat verore që do të organizohen në Athinë. Thirrja do të shpallet brenda pak ditësh dhe përzgjedhja do të realizohet nga UMSH.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim