
Të Reja
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në bashkëpunim me partnerin e tij, European Public Law Organisation në Athinë, ofron 6 bursa të plota dhe 6 bursa të pjesshme për studentët dhe stafin akademik për pjesëmarrjen në programet e shkollave verore që do të organizojë këtë vit.
Programet e Shkollës Verore janë si më poshtë:
1. Global Administrative Law (ofrohet online në datat 25-29, Korrik 2022).
https://www.elgs.eu/special-programs/summer-schools/#ELGS-GAL
2. Migration Summer School: "Rethinking the governance of migrant and refugee integration at local level" (ofrohet online dhe fizikisht në datat 25-31, Korrik 2022)
https://www.elgs.eu/special-programs/summer-schools/#ELGS-MIGSS
3. ELGS Summer school on Artificial Intelligence (ofrohet online dhe fizikisht në datat 25-29, Korrik 2022)
https://www.elgs.eu/special-programs/summer-schools/#ELGS-AI
Për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë në programet e mësipërme, duhet të dërgojnë një email në adresën e IRO ([email protected] ) me subjekt “Shprehje Interesi për pjesëmarrje në shkollë verore, Athinë”. Afati i aplikimit është deri më dt 17.06.2022
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim