Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri vizitë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri zhvilloi vizitën e parë të tij në Shqipëri në këtë cilësi. Ai vizitoi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe gjatë një takimi me stafin drejtues dhe akademik të UMSH, u diskutuan projekte të ardhshme bashkëpunimi sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Akademik, Prof.Dr. Anastas Angjeli përgëzoi Ministrin për detyrën e re, duke vlerësuar bashkëpunimet e më parshme në cilësinë e Pedagogut në Universitetin e Strugës. Ministri Shaqiri, nga ana e tij shprehu angazhimin për projekte të reja duke vlerësuar stafin e UMSH.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim