
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Për herë të parë në Shqipëri, Fondacionit Kulturor Abdulaziz Saud AlBabtain hap selinë e tij në Universitetin Mesdhetar
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e selisë së Fondacionit Kulturor Abdulaziz Saud AlBabtain në mjediset e tij. Kjo marrëveshje bëhet për herë të parë në Shqipëri me një Institucion të Arsimit të Lartë. Zyra e integruar më së miri në mjediset universitare përveçse një vlerë e shtuar, do ta rreshtojë universitetin Mesdhetar të Shqipërisë krahas disa prej universiteteve më të mira europiane të cilët kanë hostuar selinë e Fondacionit. Vetë Presidenti i Fondacionit, Shkelesia e tij, Abdulaziz Saud AlBabtain vizitoi ambientet e Universiteti Mesdhetar për finalizimin e kësaj marrëveshje nëpërmjet një ceremonie të veçantë.
“Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që sot të mirëpresim në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, një personalitet të shquar në të gjithë hapërsirën e Lindjes së Mesme dhe Botës Arabe, një nga akademikët, mendimtar, dhe poet të shquar nga Shteti i Kuvajtit , shkëlqesinë e tij Abdulaziz Saud AlBabtain, njëkohësisht dhe një prej personaliteteve më të shquar të cilit UMSH i ka akorduar a Honoris Causa”,u shpreh themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli.
Vetë Shkëlqesisa e tij, Abdulaziz Saud AlBabtain theksoi se fondacioni i tij, ka marrëveshje bashkëpunimi në të gjithë kontinentin dhe shprehu kënaqësinë që për herë të parë kjo zyrë hapet edhe në Shqipëri. “ Marrëdhëneiet midis shtetit Shqiptar dhe shtetit të Kuvatit gjithmonë kanë qenë në rrafshin politik kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Hapja e kësaj zyre do të hedhë gurin e themelit për ura të reja bashkëpunimi, do të ndihmojë sa më shumë studentë, të njohin më mirë gjuhën, kulturën, letërsinë, dhe shoqërinë e Shetit të Kuvajtit, por edhe të gjithë botës arabe në tërësi ”, u shpreh Shkëlqesia e tij.
Themeluesi i UMSH-së,Akademik Prof.Dr, Anastas Angjeli, nënvizoi se falë kësaj marrëveshje Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të mirëpresë personalitete të shquara të botës arabe të cilët do të mbajnë leksione mbi Paqen me Drejtësi, çëshjtje të rëndësisë globale, bashkëpunimit të vendit tonë me shtetin e Kuvajt, por edhe të gjithë botës arabe. Po kështu, edhe stafi akademik i UMSH dhe studentët e tij do të kenë mundësinë të vizitojnë dhe prekin nga afër traditat, kulturën dhe kjontributin e shtetit të Kuëaitit për paqen në botë.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim